Stoltenberg për aplikimin e Finlandës: Do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO

Bota

Stoltenberg për aplikimin e Finlandës: Do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO

Nga: A.M Më: 12 maj 2022 Në ora: 13:33
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë: "Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë", raporton Sky news, përcjell "Bota sot"

Kjo vjen pas njoftimit të mëparshëm të Finlandës se synon të aplikojë për t'u bashkuar me aleancën ushtarake "pa vonesë".

“Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”,
shtoi Stoltenberg.

Historikisht vendeve u është dashur një vit për t'u bashkuar.

Por zëdhënësi i mbrojtjes i SHBA-së, John Kirby, ka rënë dakord që hyrja do të ishte e qetë, duke i thënë MSNBC se nuk do të ishte e vështirë të integrohej vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat