Ukraina thotë se 580 kompani të huaja ende bëjnë biznes në Rusi

Bota

Ukraina thotë se 580 kompani të huaja ende bëjnë biznes në Rusi

Më: 24 maj 2022 Në ora: 06:31
Tensionet Ukrainë - Rusi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se 580 kompani të huaja mbeten në Rusi, duke vazhduar të bëjnë biznes “si zakonisht”.

“Domethënë, ata pretendojnë se asgjë nuk ka ndodhur,” tha Dmytro Kuleba në Instagram të hënën, shkruan Aljazeera.

Ai tha se Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës u dërgoi një kërkesë tetë prej korporatave më të mëdha ndërkombëtare për të ndaluar punën në Rusi, por nuk kishte marrë një përgjigje.

Ne nuk mund t’i urdhërojmë ata të dalin. Por ne duhet të punojmë nga këndvështrime të ndryshme”, shtoi Kuleba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat