Princi Charles takon refugjatët në Rumani

Bota

Princi Charles takon refugjatët në Rumani

Më: 26 maj 2022 Në ora: 00:12
Princi Charles

Princi Charles u takua sot me refugjatët në Bukuresht të Rumanisë dhe foli me ta për “makthin” në Ukrainë.

Charlesit iu bashkua familjarja e largët Margareta, kreu i familjes mbretërore rumune, për turneun e paparalajmëruar në një qendër donacionesh.

Më shumë se një milion ukrainas kanë kaluar kufirin në Rumani që nga pushtimi rus në muajin shkurt dhe vendit i është dashur të përshtatet shpejt për t’u marrë me nevojat e refugjatëve.

“Ne ndjejmë për Ukrainën, një situatë makthi. Vazhdoni të luteni”, i tha Princi Charles një grupi të familjeve ukrainase përmes një përkthyesi.

Princi i Wales, i cili në një moment shtrëngoi duart me një djalë të vogël, tha se ka admirim për popullin ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat