Egjeu në alarm, Turqia nis “Çesme-n” përmes ishujve grekë

Bota

Egjeu në alarm, Turqia nis “Çesme-n” përmes ishujve grekë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Marina turke ka njoftuar të gjithë përdoruesit e linjave detare në ishujt grekë për dërgimin e një anijeje ushtarake me qëllim kryerjen e kërkimeve sizmike në zonë. Bëhet fjalë për anijen ushtarake “TSG Çesme”, e cila do të operojë në një zonë të gjerë në zemër të ishujve grekë gjatë ditëve në vijim.

Përmes shpërndarjes së një NAVTEX-i, Turqia paralajmëron anijet e tjera që të bëjnë kujdes kur kalojnë në zonë pasi edhe turqit ndodhen aty. Anija do të pozicionohet mes ishujve Lesvos-Skyros-Ai Strati.

Grekët e kanë konsideruar një provokim të rendë veprimin e turqve, pak ditë pas misionit të anijes tjetër turke “Yunus” mes ishujve në fjalë.

Turqia ka kërkuar nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke, ashtu siç parashikonte marrëveshja e Lozanës, që njohu edhe sovranitetin e Greqisë mbi to, thekson Ankarajara zyrtare.

Dy ditë më parë, grekët u ankuan në OKB për veprimet e turqve në Egje, ndërkohë që tensioni është i lartë mes dy shteteve.

Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu theksoi se ata nuk po bënin “blofin” me kërkesat e tyre ndaj Greqisë. Pak kohë më parë, ish-ambasadori amerikan në Athinë, Jeffrey Payat tha se dy shtetet ishin në prag të luftës në verën e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat