Po tmerron njerëzimin/ Bill Gates paralajmëron: Një tjetër pandemi do të vijë shumë shpejt

Bota

Po tmerron njerëzimin/ Bill Gates paralajmëron: Një tjetër pandemi do të vijë shumë shpejt

Më: 29 maj 2022 Në ora: 15:33
Bill Gates

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, paralajmëron se brenda 20 viteve njerëzimi do përballet me një pandemi të re.

Prejardhja e pamdemisë, sipas Gates, do të jetë diku nga natyra.

‘Popullsia po rritet dhe po e kërcënojmë çdo herë e më shumë ekoksistemin.

Për këtë parashikoj se ekzistojnë 50 për qind të gjasave se do të kemi pandemi të re me prejardhje diku nga natyra, dhe kjo do të ndodhë në 20 vitet e ardhshme si rezultat i ndryshimeve klimatike’, theksoi miliarderi amerikan për të përditshmen spanjolle El Diario.

Gates së fundmi ka nxjerr në shitje librin ‘Si të mbrohemi nga pandemia e ardhshme’, ku ka shpjeguar se pandemia e ardhshme do të mund të jetë si grip, një lloj i ri i virusit nga familja e koronaviruseve.

Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar në prill se numri i rasteve të konfirmuara më COVID-19 në botë, ka tejkaluar shifrën e 530 milionë njerëzve. Por kjo shifër bazohet vetëm nga të dhënat zyrtare pasi shumë të tjerë e kaluar pa testime. Nga kjo pandemi kanë vdekur më shumë se 6 milionë e 300 mijë njerëz.

Kujtojmë që Gate ka qenë pjesëmarrës aktiv i përpjekjeve globale sa i përket shpërndarjes së ilaçeve dhe vaksinave kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat