Pamjet/ Australiani ‘shikon tmerr’ kur duhet të përleshet me kangurin që e ndjek për ta sulmuar

Bota

Pamjet/ Australiani ‘shikon tmerr’ kur duhet të përleshet me kangurin që e ndjek për ta sulmuar

Më: 30 maj 2022 Në ora: 21:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pamje shihen momentet e pabesueshme kur një burrë australian detyrohet të ‘bëjë mundje’ me një kangur që e ndiqte për ta sulmuar me kokë dhe me këmbët e tij.

Pamjet video nga kamerat e sigurisë tregonin marsupialin që ndiqte burrin në qytezën e Ballina, në rajonin New South Wales, teksa ky i fundit vraponte për të shpëtuar.

Kanguri shihet që e ndjek burrin dhe e shtyn duke e rrëzuar dhe më pas ata përleshen të dy përtokë në një sherr thuajse të barabartë.

Në disa pamje të pas luftimit, burri shihet që ikën me vrap nga kanguri i inatosur, duke u penguar e duke u rrëzuar përtokë.

Qeni i burrit shihet gjithashtu në skenë duke lehur i zemëruar ndaj kangurit, për të mbrojtur pronarin e tij.

Nuk dihet se çfarë e kishte nevrikosur kangurin por ai shihet që godet burrin si me kokë ashtu dhe me shkelmat tradicionalë duke u mbështetur te bishti i tij.

Për të evituar goditjet, burri e kap marsupialin në ‘përqafim mundjeje’ dhe të dy bien përtokë.

Nuk duhet ende sesa është lënduar burri gjatë sulmit dhe përleshjes që pasoi.

Kangurët janë kafshë kryesisht jo-agresive, por shumë raste sulmesh prej tyre janë raportuar Australi kur kafshët janë ndjerë të kërcënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat