Ukraina thotë se Rusia po godet Sievierodonetsk

Bota

Ukraina thotë se Rusia po godet Sievierodonetsk

Nga: A.M Më: 9 qershor 2022 Në ora: 06:26
Volodymyr Zelenskyy

Një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se trupat ruse kanë ndryshuar taktikat e tyre në betejën për Sievierodonetsk.

Oleksiy Arestovych tha të mërkurën se ushtarët rusë janë tërhequr nga qyteti dhe tani po e godasin atë me artileri dhe sulme ajrore.

Si rezultat, thotë ai, qendra e qytetit është e shkretë.

Në intervistën e tij të përditshme në internet, Arestovych thotë: “Ata u tërhoqën, trupat tona u tërhoqën, kështu që artileria godet një vend bosh. Ata po godasin fort pa ndonjë sukses të veçantë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat