“Suedia mund të ndryshojë kushtet për eksportin e armëve”

Bota

“Suedia mund të ndryshojë kushtet për eksportin e armëve”

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 23:23
Ann Linde

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde lidhur me aplikimin për anëtarësim në NATO, tha se objektivi i tyre është që të përparojnë me një qasje konstruktive për çështjen e rezervave që Türkiye (Turqia) ka sjellë në rend dite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ajo në Parlamentin e Suedisë paraqiti deklaratën e tyre që kanë përgatitur për politikën e jashtme.

Duke iu referuar negociatave që vazhdojnë me Türkiye-n për NATO-n, Linde tha: “Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Türkiye-s në solidaritet. Objektivi ynë është përparimi me një qasje konstruktive për çështjen e rezervave që Türkiye ka sjellë në rend dite. Edhe në luftën kundër terrorizmit do të bashkëveprojmë me mendime të ngjashme”.

Lindje theksoi se e dënon terrorizmin dhe shtoi se më 1 korrik do të hyjë në fuqi ligji i ri kundër terrorizmit dhe se ligji është ashpërsuar.

Shefja e diplomacisë suedeze potencoi se në kuadër të anëtarësimit në NATO, Suedia mund të ndryshojë kushtet për eksportin e armëve.

Kritika ndaj Lindes lidhur me marrëveshjen e bërë me Kakabaveh deputeten mbështetëse të organizatës terroriste YPG/PKK

Deputeti i Partisë Kristian-Demokrate, Mikael Oscarsson kritikoi ministren Linde duke tërhequr vëmendjen mbi marrëveshjen e bërë me deputeten e pavarur Amineh Kakabaveh për të mbështetur PKK/YPG-në.

Oscarsson iu drejtua ministres Linde me pyetjen “Si do të vazhdoni të bëni negociata me Türkiye-n ndërkohë që në mes qëndron marrëveshja që partia juaj Social-Demokrate ka bërë me ‘politikanen e egër‘ Kakabaveh?”.

Linde tha se të quash Kakabaveh “politikane të egër” është një gjuhë nënçmuese dhe që e kundërshton këtë ndërsa më tej rikujtoi se me Ankaranë po negociojnë për të arritur një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat