Pamje/ Çfarë po ndodh me Putinin? Nuk e mbajnë këmbët, sërish shfaqet në publik duke u dridhur

Bota

Pamje/ Çfarë po ndodh me Putinin? Nuk e mbajnë këmbët, sërish shfaqet në publik duke u dridhur

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:31
Vladimir Putin

Supozimet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore sa vijnë dhe bëhen më të shpeshta.

Së fundmi, mediat kanë publikuar një video ku Kreu i Kremlinit shihet duke u dridhur, ndërkohë që qëndron në këmbë gjatë një ceremonie.

Në video shihet momenti ku Putini tregon paqëndrueshmëri, duke u lëkundur përpara dhe mbrapa.

Pamjet alarmante u shfaqën pasi mjekët e tij thuhet se e këshilluan atë të mos bënte asnjë paraqitje “të gjatë” publike për shkak të  “shëndetit të tij të paqëndrueshëm”.

Pretendimi u bë në kanalin Telegram  General SVR , i cili supozohet se drejtohet nga një burim ushtarak i Kremlinit.

Thashethemet thonë se Putini vuan nga kanceri, sëmundja e Parkinsonit ose demenca në fazat e hershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat