Fundoset anija ruse rrugës për në ishullin e gjarpërinjve

Bota

Fundoset anija ruse rrugës për në ishullin e gjarpërinjve

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një anije ruse që po dërgonte armë në ishullin e rëndësishëm strategjik Snake(ndryshe ishullin e gjarpërinjëve) është fundosur pasi u godit nga raketat ukrainase, tha një zyrtar ushtarak, shkruan AL Jazeera, përcjell Bota sot.

Rimorkiatori i Flotës ruse të Detit të Zi, i quajtur Vasily Bech, u dëmtua të premten nga raketat kundër anijeve të dhëna Ukrainës nga Danimarka.

"Më vonë u bë e ditur se u fundos," tha guvernatori ushtarak i Odessa, Maxym Marchenko në një deklaratë video në kanalin e tij Telegram.

Zyrtarët rusë nuk e kanë konfirmuar incidentin. Moska kishte konfirmuar humbjen e anijes zbarkuese Saratov dhe anijes së anijes raketore Moskva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat