Richard Branson viziton aeroportin e dëmtuar pranë Kievit

Bota

Richard Branson viziton aeroportin e dëmtuar pranë Kievit

Nga: A.SH Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:56
Miliarderi britanik Richard Branson

Miliarderi britanik Richard Branson është fotografuar gjatë një vizite në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Themeluesi i Virgin Galactic ka vizituar Aeroportin Antonov afër Kievit, sipas kreut të administratës ushtarake lokale në Facebook.

Zona ishte e pushtuar nga forcat ruse më herët gjatë luftës dhe aeroporti u dëmtua rëndë gjatë luftimeve intensive.

Branson ishte i interesuar për rindërtimin e objektit, tha Taras Dumenko.

Zyrtari shtoi se Branson "po fliste vazhdimisht në mbështetje të Ukrainës, sovranitetit [dhe] integritetit territorial të saj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat