​Estonia e Letonia do të blejnë së bashku sisteme të mbrojtjes ajrore

Bota

​Estonia e Letonia do të blejnë së bashku sisteme të mbrojtjes ajrore

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Estonia dhe Letonia kanë rënë dakord për blerjen e përbashkët të një sistemi të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Estonisë.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës tregon qartë nevojën për sisteme të mbrojtjes ajrore, tha në një deklaratë ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks.

Blerja do të menaxhohet nga Estonia në bazë të këshillit të ministrave të mbrojtjes të dy shteteve baltike, në përputhje me letrën e synimeve të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes gjatë samitit të NATO-s në Madrid, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat