Ambasadori rus: Ukraina duhet të bëjë një marrëveshje ose...

Bota

Ambasadori rus: Ukraina duhet të bëjë një marrëveshje ose...

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2022 Në ora: 07:04
Andrei Kelin

Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe thotë se vendi i tij nuk ka gjasa të tërhiqet nga bregu jugor i Ukrainës, raporton Sky news, përcjell "Bota sot".

Andrei Kelin i tha agjencisë së lajmeve Reuters se vendi i tij do të mundte forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.
Kelin tha: "Ne do të çlirojmë të gjithë Donbasin.

“Sigurisht që është e vështirë të parashikohet tërheqja e forcave tona nga pjesa jugore e Ukrainës, sepse tashmë kemi përjetuar që pas tërheqjes fillojnë provokimet dhe të gjithë njerëzit qëllohen dhe të gjitha këto".


Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për vrasjen e civilëve në rajonin e Donbasit.

Reuters tha se fjalët e Kelin tregojnë se si Rusia e sheh fundin e mundshëm në Ukrainë – në thelb një ndarje të detyruar që do ta linte atë pa më shumë se një të pestën e territorit të saj post-sovjetik.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se nuk do të pajtohet me asnjë marrëveshje që përfshin humbjen e territorit.
Z. Kelin tha se, herët a vonë, Ukraina do të duhet të vendosë nëse do të bëjë një marrëveshje paqeje me Rusinë ose "të vazhdojë të rrëshqasë nga kjo kodër" drejt rrënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat