Zyrtari spanjoll u kërkon firmave të reduktojnë importet nga Rusia

Bota

Zyrtari spanjoll u kërkon firmave të reduktojnë importet nga Rusia

Nga: A.SH Më: 11 korrik 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Ministri spanjoll i Energjisë u ka kërkuar kompanive spanjolle të reduktojnë importet e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia dhe të kërkojnë alternativa, përcjell Bota sot.

“Është e dëshirueshme që tregtarët të përpiqen të minimizojnë importet e gazit rus dhe të diversifikojnë kontratat që mund të mbajnë”, tha Teresa Ribera në një konferencë shtypi.

Në maj, LNG-ja ruse përbënte 11.9 për qind të importeve të gazit spanjoll krahasuar me 6.6 për qind në të njëjtin muaj të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat