Rënia e euros, turistët amerikanë vërshojnë në dyqanet firmato të Parisit

Bota

Rënia e euros, turistët amerikanë vërshojnë në dyqanet firmato të Parisit

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Një turiste amerikane thotë se ka blerë katër fustane në butikun luksoz të LVMH në Paris, e tunduar nga rënia drastike e monedhës euro.

Euro ra nën 1 dollar të mërkurën, për herë të parë në dy dekada, një zhvlerësim që erdhi si pasojë e krizës energjitike të shkatuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Një tjetër turiste nga Kolorado tha për Reuters se dyqanet e luksit në Paris janë sikur të kenë bërë ulje drastike. “Kam blerë edhe dy fustane për vajzën. Për shkak se euro është barazuar me dollarin, kjo na inkurajon të blejmë”, u shpreh 43-vjeçarja nga Kolorado.

Dollari i fortë kundrejt euros kontribuoi në një rritje katërfish të shpenzimeve turistike në Evropë në muajin qershor krahasuar me vitin e kaluar, thanë ekspertët e ekonomisë.

Bumi i turistëve amerikanë që nxitojnë të kapin fluturimet transatlantike po ndihmon në zëvendësimin e boshllëkut që kanë lënë turistët kinezë, të cilët deri para pandemisë ishin burrimi kryesor i rritjes së shitjeve të luskit në Europë. Kompanitë e mallrave luksoze Richemont dhe Burberry raportuan të premten shitje më të larta në Evropë, të cilat ndihmuan për të kompensuar një rënie prej më shumë se 30% në Kinë.

Franca ka përfituar më së shumti nga “bumi” e turistëve. Shitjet për turistët gjatë qershorit në Francë u ngjitën në 11.3%, një shenjë pozitive për etiketat franceze të luksit, thanë analistët e UBS.

Jennifer Groner, një influencere në TikTok, tha për Reuters se ditën kur eruo u barazua me dollarin ajo bleu në Paris një çantë Birkin nga Hermes për 4,000 dollarë më pak se çfarë do t’i kishte kushtuar në SHBA, ku ka një çmim prej 9,000 dollarë.

“Ju mund të udhëtoni në Evropë, të shijoni kulturën, por në të njëjtën kohë të blini një çantë,” tha Groner, e cila shpenzoi 8,000 dollarë për të blerë çanta dhe aksesorë nga Prada, Dior, Louis Vuitton dhe Chanel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat