Lavrov kërkon mbështetjen e botës arabe

Bota

Lavrov kërkon mbështetjen e botës arabe

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 14:48
Sergei Lavrov dhe Sameh Shoukry.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, do t’i adresohet Ligës Arabe derisa është në një vizitë në Egjipt.

Ai dëshiron të sigurojë sa më shumë mbështetje për Moskën, mes luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Lavrov zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian, Sameh Shoukry.

Egjipti ka lidhje të rëndësishme me Rusinë, e cila furnizon me grurë, armë dhe deri në fillimin e pushtimit të Ukrainës një numër të madh turistësh.

Kjo është faza e parë për Lavrovin të një turneu të shkurtër në Afrikë, në Etiopi, Ugandë dhe Kongo-Brazzaville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat