Pamjet/ Tmerri i zhytësit që provokonte peshkaqenin 6m, teksa kafsha thyen kafazin e xhamtë dhe e sulmon

Bota

Pamjet/ Tmerri i zhytësit që provokonte peshkaqenin 6m, teksa kafsha thyen kafazin e xhamtë dhe e sulmon

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një peshkaqen monstruoz thyen kafazin mbrojtës të zhytësit që e filmonte duke e detyruar të nxitojë për të shpëtuar.

Në pamje shihet zhytësi Jimi Partington që noton në panik për të shpëtuar jetën, para se bisha e detit të cilën po provokonte nga prapa xhamit tenton ta kafshojë.

Fillimisht Jimi shihet duke qëndruar në kutinë e xhamtë pranë sipërfaqes së ujit.

Ai shikon me kuriozitet krijesën madhore që sillet rreth tij, e madje troket në xham për t’i tërhequr vëmendjen.

Peshkaqeni më pas sulet drejt një tufe peshqish para se të kthehet te kutia e xhamtë duke e kapur me nofulla rreth bazës.

Kafazi thyhet nga forca e gojës së kafshës dhe Jimi e gjen veten i panikosur në ujë.

Pamjet e filmuara në 2020 janë publikuar së fundmi në programin Discovery’s Shark Week.

Producenti Jeff Kurr tha: “Në film jepet historia e miut tim Jimi Partington, i cili i mbijetoi peshkaqenit të bardhë 6 metra të gjatë”.

“Ne arritëm ta xhirojmë këtë që ishte she sekuenca më spektakolare në dokumentar”.

“Është e mrekullueshme sepse Jimi u godit nga peshkaqeni por nuk u plagos, ai duhet të notonte drejt barkës për të shpëtuar jetën e tij, por dokumentari ka shumë më tepër se ky episod”.

Ndërkohë ekspertët tregojnë sesi është mënyra më e mrië për t’i shpëtuar sulmit të një peshkaqeni, që do të thotë të jesh i guximshëm.

Ashtu si çdo formë imponimi, mjeti kryesor i nënshtrimit të viktimës është frika e tij.

Ryan Johnson thotë se gjëja më e keqe që mund të bësh kur sheh sytë e peshkaqenit është të sillesh si preja e tij.

Ai thotë: “Nëse ti vepron si preja e tij, peshkaqeni do të trajtojë si preja e tij. Prandaj mos u merr nga paniku, mos nxito, mos u përpiq të largohesh”.

“Mbro territorin tënde dhe në 99.9% të rasteve do të zbavitesh me predatorin dhe ai do të largohet”.

Pamjet mund t'i ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat