Afganistan, 23 të vdekur nga përmbytjet

Bota

Afganistan, 23 të vdekur nga përmbytjet

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Nga përmbytjet që gjatë fundjavës përfshinë 10 provinca në Afganistan, 23 persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtëzakonshme i qeverisë së përkohshme të talebanëve, Muhammed Nesim Hakkani tha se është rritur numri i viktimave në përmbytjet që përfshinë shumë provinca, shumica në lindje të vendit.

Përmbytjet përfshinë provincat Vardak, Paktika, Nangerhar, Nuristan, Pervan, Penchshir dhe Paktia, ndërsa humbën jetën 23 persona. Më shumë se 20 të tjerë u lënduan.

Janë shkatërruar më shumë se 2.500 shtëpi ndërsa ngordhën rreth 2.000 kafshë.

Në terren janë dërguar ekipe të ndihmës së shpejtë. Banorët morën dërgesën e parë të ndihmës ndërsa organizatat humanitare paralajmëruan mbështetje shtesë.

Disa zona të caktuara janë mbyllur për trafik ndërsa ekipet në terren punojnë në pastrimin e rrugëve.

Gjatë muajve të fundit në 20 provinca humbën jetën më shumë se 90 persona ndërsa rreth 120 janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat