Ukraina merr sisteme të mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër nga Mbretëria e Bashkuar

Bota

Ukraina merr sisteme të mbrojtjes raketore me rreze të shkurtër nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Gjashtë sistemet e para të mbrojtjes ajrore Stormer HVM (raketë me shpejtësi të lartë) kanë mbërritur në Ukrainë nga Mbretëria e Bashkuar dhe po përdoren në vijën e frontit, tha ushtria e Ukrainës, duke lansuar një video të sistemeve, e cila është shpërndarë nga mediat ukrainase.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore britanike ‘të padukshme’ Stormer HVM mund të ‘shohin’ aeroplanët e sulmit të armikut në një distancë deri në 18 kilometra”, tha Komanda Operacionale Jugu në një postim në Facebook.

Ushtria tha se sistemet quhen “të padukshme” sepse ato nuk mund të detektohen nga “sensorët në bord në helikopterët dhe avionët e armikut”.

Ndryshe janë bërë pesë muaj që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në atë që e quajti “operacion special ushtarak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat