Ndërpritet debati i garës për kryeministrin e ri britanik, i bie të fikët prezantueses

Bota

Ndërpritet debati i garës për kryeministrin e ri britanik, i bie të fikët prezantueses

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 22:46
Debati i organizuar nga The Sun dhe TalkTV, që udhëhiqej nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur kur u dëgjua një përplasje e fortë në dysheme.

Debati për lidershipin konservator dhe kryeministrin e ri britanik mes Rishi Sunak dhe Liz Truss u ndërpre pasi prezantueses i ra të fikët gjatë transmetimit direkt, shkruan BBC të martën.

Debati i organizuar nga The Sun dhe TalkTV, që udhëhiqej nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur kur u dëgjua një përplasje e fortë në dysheme.

TalkTV më pas zbuloi se McCann kishte humbur ndjenjat, por gjendja e saj është e mirë. Kanalit iu këshillua nga mjekët që të mos vazhdohej debati.

“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi TalkTV.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat