Lavrov i thotë Blinken se SHBA po thyen premtimet për sanksionet ushqimore

Bota

Lavrov i thotë Blinken se SHBA po thyen premtimet për sanksionet ushqimore

Nga: A.ZH Më: 30 korrik 2022 Në ora: 06:37
Anthony Blinken dhe Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, të premten i tha sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken se Uashingtoni nuk po i mbante premtimet në lidhje me përjashtimin nga sanksionet për furnizimin me ushqime nga Rusia.

Lavrov citohet t’i ketë thënë Blinken se Rusia do të arrinte të gjitha qëllimet e "operacionit të saj special ushtarak" në Ukrainë dhe tha se furnizimet me armë perëndimore vetëm do ta zvarrisnin konfliktin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Rusia i është referuar vazhdimisht pushtimit të Ukrainës si një "operacion special ushtarak".

Dyshja folën gjithashtu për ofertën e SHBA-së për një shkëmbim të të burgosurve - me Uashingtonin që propozoi që Rusia të lirojë dy amerikanë të ndaluar - Brittney Griner dhe Paul Whelan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat