​Qeveria ukrainase urdhëroi evakuimin e detyrueshëm nga Donetsk

Bota

​Qeveria ukrainase urdhëroi evakuimin e detyrueshëm nga Donetsk

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 23:18
Donetsk

Qeveria ukrainase ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të popullsisë në Donetsk, rajoni lindor që është skena e luftimeve të ashpra me forcat ruse, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim televiziv për publikun, Zelensky tha se qindra-mijëra njerëz në zonat e konfliktit në zonën më të gjerë të Donbas duhet gjithashtu të largohen.

"Sa më shumë njerëz të largohen nga Donetsk tani, aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë," tha ai, duke shtuar se të evakuuarit do të kompensohen.

"Shumë refuzojnë të largohen, por ende duhet bërë. Nëse keni mundësi, ju lutemi bisedoni me ata që janë ende në zonat e konfliktit në Donbas. Ju lutemi bindini ata se duhet të largohen”, tha Zelensky.

Zëvendëskryeministrja Irina Vereschuk tha se evakuimi duhet të kryhet para fillimit të dimrit pasi furnizimet me gaz natyror në rajon janë shkatërruar, raportojnë mediat ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat