Jahti përplaset me shkëmbinjtë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Bota

Jahti përplaset me shkëmbinjtë, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Manovër e gabuar në det me pasoja për jetën.

Një jaht 21 metra përfundoi në shkëmbinjtë e Porto Cervo-s, në afërsi rë Sardenjas në Itali, e për pasojë një peron humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Viktima është një 60-vjeçar me kombësi britanike, sipas të dhënave të para, pronar i varkës. Ai u gjet i gjallë, por pa ndjenja nga forcat e rojes bregdetare të Olbias dhe Porto Cervo, por ai vdiq menjëherë pas shpëtimit.

6 të plagosurit e tjerë u dërguan për ndihmë mjekësore. Dy janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 teksa grupi po lundronte përballë ishujve Li Nibani dhe mund të jetë shkaktuar nga manovra e papritur e kapitenit të jahtit për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër.

Komandanti i motobarkës së fuqishme Magnum, sipas shtypit vendas, për të shmangur një varkë që vinte nga bordi i djathtë (dhe për rrjedhojë me përparësi), do të ishte kthyer pa vënë re grupin e shkëmbinjve.

Jahti 21 metra është gjysmë i mbytur dhe rrënojat tashmë janë duke u tërhequr me rimorkiatorë në portin e Porto Cervo-s. Autoriteti Portual ka sekuestruar gomonen për të kryer hetimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat