Pas vizitës në Tajvan, Kina i vendos sanksione Pelosit dhe familjes së saj: Kërcënoi paqen dhe stabilitetin

Bota

Pas vizitës në Tajvan, Kina i vendos sanksione Pelosit dhe familjes së saj: Kërcënoi paqen dhe stabilitetin

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:48
Nancy Pelosi

Vizita e Nancy Pelosit ka rritur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit.

Mediat e huaja shkruajnë se Kina ka vendosur sanksione ndaj Pelosit dhe familjes së saj. Ky vendim është marrë pas vizitës së saj në Tajvan.

Njoftimi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme.

“Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së “insistoi të shkonte në Tajvan pa marrë parasysh shqetësimet serioze të Kinës dhe kundërshtimin e fortë, duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në një shënim të lëshuar nga Ministria e Jashtme, në të cilën gjithashtu theksohet:  Pelosi ka shkelur seriozisht parimin e Një Kinës dhe ka kërcënuar seriozisht paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat