Mijëra banorë pa energji prej stuhisë në Miçigan

Bota

Mijëra banorë pa energji prej stuhisë në Miçigan

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Qindra mijëra banorë të shtetit amerikan të Miçiganit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së fortë që shkuli pemët dhe rrëzoi shtyllat.

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën si pasojë e një goditjeje elektrike.

Sipas një deklarate të policisë, në Monroe, rreth 60 kilometra në jug të Detroitit, një vajzë 14-vjeçare u godit nga rryma kur një pemë ra para shtëpisë së saj dhe këputi një linjë elektrike, raportoi Reuters.

Kompanitë e shpërndarjes elektrike njoftuan se më shumë se 373 mijë njerëz janë pa energji. Siç thanë zyrtarët në një deklaratë, dhjetëra shkolla në pjesën juglindore të Miçiganit anuluan mësimin ditën e martë.

Një seri stuhish që sollën shira të dendur goditën pjesë të Illinois, Indiana, Arkansas, Teksas dhe Ohio. Në Miçigan, era arriti shpejtësinë 113 kilometra në orë.

Autoritetet lokale thonë se pritet që në dy ditët e ardhshme 80 për qind e qytetarëve të prekur të furnizohen sërish me rrymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat