Zëvendës presidentja e Argjentinës i mbijeton një atentati

Bota

Zëvendës presidentja e Argjentinës i mbijeton një atentati

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 19:15
Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner

Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner i mbijetoi një atentati të enjten kur një person drejtoi një armë drejt saj, por nuk arriti ta shkrepte.

Presidenti Alberto Fernández tha në televizionin kombëtar se "Një person i drejtoi asaj një armë zjarri në kokë dhe tërhoqi këmbëzën."

Videoja nga atenetati i dështuara tregon se arma gati kishte prekur fytyrën e Cristina Fernandezit.

Incidenti ndodhi teksa zëvendëspresidentja ishte e rrethuar nga përkrahësit e saj, kur u kthye në shtëpi pas një dite në gjykatë, ku po përballet me akuza për korrupsion që rrjedhin nga koha kur ajo shërbeu si presidente e Argjentinës nga viti 2007 deri në 2015. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat .

Presidenti Fernandez tha se përpjekja për vrasje ishte "incidenti më i rëndë që kur rimëkëmbëm demokracinë" në vitin 1983.

"Ne mund të mos pajtohemi, mund të kemi mosmarrëveshje të thella, por gjuha e urrejtjes nuk mund të pranohet sepse ajo ngjall dhunë dhe nuk ka asnjë shans që dhuna të bashkëjetojë me demokracinë," tha ai.

Autoritetet e kanë arrestuar personin e armatosur, por nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat