​Shpërthim në Afganistan, të paktën katër fëmijë janë vrarë

Bota

​Shpërthim në Afganistan, të paktën katër fëmijë janë vrarë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Të paktën katër fëmijë u vranë sot dhe tre prej tyre u plagosën nga shpërthimi i një bombe pasi fëmijët e sollën atë në një shkollë në Afganistanin jugor, transmetojnë mediat botërore.

Incidenti në provincën Helmand ndodhi kur fëmijët gjetën një bombë të pashpërthyer dhe e sollën atë në një shkollë fetare dhe filluan të luanin me të. Fëmijët ishin nga mosha 7 deri në 14-vjeç.

Afganistani ka qenë në luftë për dekada, dhe për shkak të kësaj, fëmijët që gjejnë bomba të pashpërthyera ndërsa mbledhin skrap për t'i shitur për të ndihmuar familjet e tyre janë në rrezik të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat