Kriza energjetike dhe rritja e faturave revolton çeket/ Mijëra protestues në shesh, kërkojnë marrëveshje të re të gazit me Rusinë, ja çfarë paralajmërojnë

Bota

Kriza energjetike dhe rritja e faturave revolton çeket/ Mijëra protestues në shesh, kërkojnë marrëveshje të re të gazit me Rusinë, ja çfarë paralajmërojnë

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Republika Çeke po përballet me revolta dhe protesta pas krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve. Rreth 70, 000 njerëz u mblodhën në Pragë për të protestuar kundër rritjes së faturave të energjisë elektrike.

Përfaqësues nga ekstremi i djathtë dhe i majtë u bënë bashkë në një tubim “Republika Çeke e para”, ndërsa bënë thirrje për një marrëveshje të re me Moskën lidhur me furnizimin me gaz. Gjithashtu protestuesit brohorisnin duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Fiala.

Demonstrata në sheshin Wenceslas , e njohur historikisht një vend i mosmarrëveshjeve masive në kryeqytetin çek, Pragë – dukej se shënoi fundin e një periudhe relativisht të qetë të politikës së brendshme që kur Fiala mori detyrën dhjetorin e kaluar.

Ndërkohë organizatorët kanë paralajmëruar mitingje, një tjetër është planifikuar në datën simbolike të 28 shtatorit, dita e shtetit çek, nëse qeveria nuk jep dorëheqjen deri më 25 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat