Rusia shpall non grata Ben Stiller dhe Sean Penn për mbështetjen ndaj Ukrainës

Bota

Rusia shpall non grata Ben Stiller dhe Sean Penn për mbështetjen ndaj Ukrainës

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 17:06
Rusia shpall non grata Ben Stiller dhe Sean Penn për mbështetjen ndaj Ukrainës

Rusia njoftoi sotse u ka ndaluar hyrjen 25 amerikanëve të tjerë, duke përfshirë regjisorin dhe aktorin Sean Penn dhe aktorin Ben Stiller, në përgjigje të sanksioneve të SHBA kundër Moskës.

Sean Penn kishte vizituar Kievin në fund të qershorit për të shprehur mbështetjen e tij për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ben Stiller, ylli i Zoolander, ishte gjithashtu në kryeqytetin ukrainas në të njëjtën kohë dhe i tha Zelenskyt: “Ti je heroi im”.

Penn ishte në Ukrainë duke filmuar një dokumentar kur Rusia pushtoi më 24 shkurt. Ai u detyrua të ikte në këmbë, së bashku me miliona ukrainas që kaluan kufirin për në Poloni gjatë ditëve të para të luftës.

Ndalimi përfshin edhe politikanë të ndryshëm,përkatësisht gjashtë senatorë dhe anëtarë të administratës së presidentit amerikan Joe Biden, përfshirë ministren e Tregtisë Gina Raimondo.

“Veprimet armiqësore të autoriteteve amerikane, të cilat vazhdojnë të marrin një drejtim rusofobik, duke dëmtuar kështu marrëdhëniet dypalëshe dhe duke intensifikuar konfrontimin midis Rusisë dhe SHBA-së, do të zmbrapsen fuqishëm”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.

Në fund të qershorit, Moska njoftoi se po ndalonte hyrjen në Rusi të gruas dhe vajzës së Biden, sepse Uashingtoni vendosi sanksione ndaj familjes së presidentit rus Vladimir Putin.

Sanksione janë vendosur edhe ndaj vetë Bidenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat