Vritet nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake

Bota

Vritet nga kanguri që e mbante si kafshë shtëpiake

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një burrë australian ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake, thotë policia.

Një i afërm e ka gjetur 77 vjeçarin me lëndime të rënda të hënën në shtëpinë e tij në Redmond, rreth 400 kilometra në jug të Perthit.

Kur ambulanca mbërriti tek shtëpia, kanguri i pengoi ata të trajtonin burrin i cili më pas vdiq në vendngjarje.

Një zëdhënës i policisë tha për mediat se besonin se burri ishte sulmuar nga kanguri.

Australia është shtëpia e rreth 50 milionë kangurëve, të cilët mund të peshojnë deri në 90 kilogramë dhe të rriten deri në 2 metra.

Por sulmet janë të rralla, ky është i pari fatal i raportuar në Australi që nga viti 1936.

Kangurët kanë “shumë armë” si dhëmbë të mprehtë, kthetra dhe këmbë të fuqishme, tha eksperti i sjelljes së kangurit Graeme Coulson për Korporatën Australiane të Transmetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat