Vladimir Putin flet për herë të parë për kundërsulmin e Ukrainës

Bota

Vladimir Putin flet për herë të parë për kundërsulmin e Ukrainës

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 00:06
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar kundërofensivën e fundit të Ukrainës duke deklaruar se kjo nuk do të ndryshojë planet e Rusisë.

Putin tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi sipas tij sulmi në rajonin e Donbassit mbetet brenda planit të Rusisë. Ai theksoi se Rusia deri më tani nuk ka angazhuar të gjitha forcat e saj në sulm, shkruan BBC.

“Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Forca tona po ecin, jo me një ritëm shumë të shpejtë, por gradualisht po marrin gjithnjë e më shumë territor,” tha ai pas një samiti në Uzbekistan.

Putin theksoi gjithashtu se vetëm një pjesë e ushtrisë ruse po lufton në Ukrainë, duke kërcënuar për shtim të forcave nëse ajo do të vazhdojë të sulmojë.

Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës dhe i referohet sulmit të saj si një “operacion special ushtarak”.

Por pas humbjeve të fundit të Rusisë, disa komentues pro-Kremlinit kanë bërë thirrje për mobilizimin e më shumë forcave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat