Presidenti Joe Biden arrin në Londër për varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Bota

Presidenti Joe Biden arrin në Londër për varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 07:49
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Londër

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shkuar në Londër para se të mbahet varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën.

Biden është në mesin e rreth 500 liderëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që shkuan në Londër, një tubim i tillë i liderëve botërorë nuk është parë për dekada me radhë.

Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa polemika janë ngritur se i ftuar për varrimin e mbretëreshës është edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë.

Të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Evropa, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat