Paralajmëron gjenerali amerikan: SHBA do të përgjigjet me sulme shkatërrimtare nëse Rusia përdor armë bërthamore

Bota

Paralajmëron gjenerali amerikan: SHBA do të përgjigjet me sulme shkatërrimtare nëse Rusia përdor armë bërthamore

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:08
Ben Hodges

Amerika do të përgjigjet me “sulme shkatërrimtare” ndaj ushtrisë ruse nëse Vladimir Putin do të përdorë armë nukleare në Ukrainë.

Kështu ka paralajmëruar ish-komandanti i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Evropë.

Gjenerali tashmë në pension, Ben Hodges tha se jo çdo përgjigje e Amerikës “mund të jetë nukleare”, por paralajmëroi se nëse Putin përdorë armë bërthamore në Ukrainë, atëherë SHBA mund të tentojë “të shkatërrojë flotën ruse në Detin e Zi ose bazën ruse në Krimea”.

Sipas “Daily Mail”, komentet e tij erdhën pasi presidenti rus njoftoi për “mobilizim të pjesshëm” të forcave rezervë të ushtrisë për të vazhduar pushtimin vrastar të Ukrainës.

Dhe, në një paralajmërim rrëqethës të drejtuar drejt liderëve të NATO-s, despoti i dëshpëruar rus insistoi se ai do t’i përdorte të gjitha mënyrat e nevojshme për të mbrojtur territorin e pushtuar ose që pritet të aneksohet para se të kërcënonte me përdorim të armëve bërthamore.

Gjenerali Hodges, që komandoi ushtrinë amerikanë në Evropë gjatë viteve 2014 -2018, theksoi se mundësia që Putin të urdhërojë sulme bërthamore në Ukrainë “është shumë e vogël”.

Ai tha se përdorimi i këtyre armëve strategjike do të përballej me një reagim të shpejtë dhe të fuqishëm nga presidenti Biden.

“Putin e di se ShBA do të përgjigjet nëse Rusia përdorë armë bërthamore. Përgjigja amerikane mund të mos jetë bërthamore… por mund të jetë një sulm shkatërrimtar që, për shembull, mund të shkatërrojë flotën ruse në Detin e Zi ose të shkatërrojë bazat ruse në Krimea. Prandaj, unë mendoj se Putin dhe njerëzit e tij do të hezitojnë të tërheqin drejtpërdrejt SHBA-të në luftë”, shtoi ai.

Zonat e mundshme të sulmit për SHBA-në, nëse Rusia do të nisë një sulm bërthamor, mund të përfshijnë portin detar të Sevastopolit në bregun perëndimor të Krimesë, i cili është pushtuar nga forcat e Kremlinit që nga aneksimi i gadishullit në 2014.

E shqetësuar, Moska ka zhvendosur tashmë disa nga nëndetëset e saj sulmuese të klasit Kilo nga gadishulli i Krimesë në Rusinë jugore, nga frika se ato do të goditeshin nga predhat me rreze të gjatë veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat