Pas urës së Krimesë, bombardohet edhe një hekurudhë e kontrolluar nga Rusia

Bota

Pas urës së Krimesë, bombardohet edhe një hekurudhë e kontrolluar nga Rusia

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 13:54
Pamje nga Ukraina

Një tren mallrash në Ilovaisk të Donetskut të pushtuar nga Rusia u godit nga një “shpërthim i fuqishëm” mëngjesin e sotëm me orën lokale.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andrushenko, i cili ka dhënë edhe detajet e para.

“Jo vetëm Krimea. Jo vetëm rezervuarët e karburantit. Një tren mallrash u godit gjithashtu në Ilovaisk. Vendasit raportojnë për një shpërthim mjaft të fuqishëm gjatë natës. Okupatorët tani kanë probleme të mëdha me furnizimin nga të dyja anët”, tha Andrushenko.

Ai iu referua shpërthimit të sotëm në urën e Krimesë që lidh rajonin e Krasnodarit të Rusisë me gadishullin e aneksuar të Krimesë nga Rusia.

Autoritetet pro-ruse në republikën e vetëshpallur të Donetskut konfirmuan incidentin, duke publikuar një video që tregon pasojat e zjarrit në stacionin lokal të trenit.

Ndryshe, nuk dihet ende nëse ka pasur viktima nga shpërthimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat