​Shpërthime të shumta në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev

Bota

​Shpërthime të shumta në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 08:07
Ilustrim

Granatimet ruse shkatërrojnë banesa në kryeqytetin ukrainas raporton BBC. Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi e vetmja urë që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua në një shpërthim.

Zyrtarët ukrainas thonë se një numër njerëzish janë plagosur në sulmet me raketa në Zaporizhzhia gjatë natës. Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në qendër të Kievit pak pas orës 08:00 me orën lokale.

Një ekip i BBC-së, ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa. Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta më herët.

Kjo është hera e parë që Kievi goditet dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e më hershme ruse.

Presidenti rus Putin do të kryesojë sot një takim të këshillit të tij të sigurisë për të diskutuar shpërthimin në urën e Krimesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat