Kishin përfunduar duke luftuar me peshkaqenët, Roja Bregdetare shpëton mrekullisht tre peshkatarë në bregun e Luizianës

Bota

Kishin përfunduar duke luftuar me peshkaqenët, Roja Bregdetare shpëton mrekullisht tre peshkatarë në bregun e Luizianës

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sulm i tmerrshëm i peshkaqenit ka bërë që një ekuipazh të shpëtohet “në kohën e duhur” nga heronjtë e guximshëm të Rojës Bregdetare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, peshkatarët mbetën të bllokuar pasi varka e tyre rreth 8 metra e gjatë filloi të fundosej dhe u zhytën në ujërat “e infektuar” me peshkaqen, mëngjesin e së shtunës (8 tetor).

Madje, siç thuhet më tej, dy nga burrat u panë duke luftuar me peshkaqenë, pa armë, nga rojet bregdetare të SHBA-së Heartland, të cilët kishin fluturuar për t’i shpëtuar ata.

Një anëtar i shqetësuar i familjes kontaktoi rojet bregdetare më vonë të shtunën pasi ekuipazhi ishte zhdukur për orë të tëra.

Dhe ekuipazhi kishte kaluar mbi 24 orë në det të hapur, vetëm duke u mbështetur nga jelekët e shpëtimit, përpara se të shpëtohej.

Është raportuar se të gjithë burrat janë aktualisht në gjendje të qëndrueshme, pavarësisht se një burrë po trajtohet për hipotermi, dhe dy burra pësuan lëndime në duar për shkak të sulmeve të peshkaqenëve.

Burrat u shpëtuan rreth 40 kilometra nga Empire, një komunitet i vogël në juglindje të New Orleans në Shtetet e Bashkuara, pasi kishin filluar udhëtimin e tyre në brigjet e Luizianës juglindore.

Ata kishin mbetur të bllokuar pasi pajisjet e tyre të komunikimit u fundosën në ujë pasi varka e tyre filloi të fundosej rreth orës 10 të mëngjesit.

Burrat u gjetën të dielën në mëngjes nga një helikopter, i cili më pas drejtoi një varkë shpëtimi të rojës bregdetare për të ndihmuar burrat.

Anëtarët e ekuipazhit i tërhoqën të dy në varkë, por peshkatari i tretë duhej të shpëtohej nga një helikopter dhe më pas u dërgua në një spital të New Orleans.

Uji raportohet se ishte i qetë dhe temperaturat ishin të ngrohta, gjë që është gjithashtu një arsye pse të tre anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, pohon roja bregdetare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat