Irani ndihmon sërish Rusinë, pas dronëve dërgon raketat balistike

Bota

Irani ndihmon sërish Rusinë, pas dronëve dërgon raketat balistike

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Ndërkohë që nuk kanë të sosur sulmet ruse në Ukrainë, ku edhe sot sinjalizohen goditje në Nikopol, Zhaporizhzhia, Kharkiv dhe në Bakhmut ku rusët janë në kundërsulm dhe ukrainasit në vështirësi, merr gjithmonë e më shumë formë aleanca jo zyrtare por sigurisht në terren e Moskës me Teheranin.

Pas qindra dronëve sulmues Mohajer-6 dhe veçanërisht atyre kamikaze Shahed-136, të quajtura Geran-2 në terminologjinë ushtarake ruse, Teherani po përgatitet të furnizojë ushtrinë ruse me raketa balistike Fateh-110 dhe Zolfaghar, që mund të godasin në një distancë deri në 700 kilometra.

Armatimet iraniane po ndihmojnë elitat ushtarake të Kremlinit që të marrin pak frymë në ditët e fundit, duke mundësuar sulme më efektive dhe me kosto më të ulët se raketat balistike ruse të tipit Kalibr, ku secila kushton miliona euro, ose sulmet ajrore që janë pre e përgjigjes kundërajrore ukrainase, e përforcuar ndjeshëm me mjete perëndimore.

Teherani po furnizon ushtrinë ruse me raketa balistike Fateh-110 dhe Zolfaghar, që mund të godasin në një distancë deri në 700 kilometra

Por ardhja e raketave balistike ka pasoja që shkojnë përtej fushëbetejës ukrainase. Pas lajmit të publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara nga Washington Post, ka reaguar menjëherë Izraeli. Ministri i Diasporës së Tel Avivit, Nachman Shai, deklaroi se dhënia e raketave balistike nga Teherani është një thirrje për Izraelin, që duhet të fillojë të ndihmojë Ukrainën”.

Zaporizhia sulmohet me dronë “kamikazë”, raketat bien sërish mbi Kiev
Shkëmbimet midis Moskës dhe Teheranit nuk kanë qenë vetëm me një drejtim. Gjatë verës, sipas Institutit për Luftën, Rusia ka çuar në hapësirë një ose më shumë satelitë pikërisht për llogari të Iranit, duke paguar në një mënyrë favorin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat