Lufta hyn në një fazë të re, çfarë pritet të sjellë ligji ushtarak në zonat e aneksuara?

Bota

Lufta hyn në një fazë të re, çfarë pritet të sjellë ligji ushtarak në zonat e aneksuara?

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:39
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli këtë të mërkurë gjendjen ushtarake në katër rajonet e Ukrainës që Moska aneksoi dhe iu dha kompetenca shtesë krerëve të të gjitha rajoneve të Rusisë.

Putin tha gjatë takimit në Këshillit të Sigurimit të Rusisë se regjimet ekzistuese të ligjit ushtarak në rajonet Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës që ai aneksoi muajin e kaluar duhet të zgjaten në përputhje me ligjin rus.

Pse ka rëndësi për Rusinë shpallja e gjendjes ushtarake?

Masa i jep Rusisë kontroll më të madh mbi territoret – Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk pasi asnjë prej tyre nuk kontrollohet tërësisht nga forcat ruse.

Çfarë do të thotë dhe si do të ndikojë ligji i ri në rajonet e aneksuara?

Rregullat e reja vendosin kufizime në lëvizjen brenda dhe jashtë rajoneve, lejojnë autoritetet lokale të zhvendosin civilët larg zonave ku zhvillohen luftimet dhe u japin fuqi të shtuara zyrtarëve ushtarakë.

Guvernatorët rajonalë do të marrin gjithashtu kompetenca më të gjera për t’u marrë me sigurinë dhe mbështetjen për familjet e rezervistëve të thirrur për shërbimin ushtarak.

Si reagoi Ukraina?

Një këshilltar presidencial ukrainas hodhi poshtë deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen ushtarake në katër rajone të okupuara të Ukrainës të mërkurën si “pseudo-legalizim i grabitjes së pronës së ukrainasve”.

Zbatimi i ‘ligjit ushtarak’ në territoret e pushtuara nga Rusia duhet të konsiderohet vetëm si një pseudo-legalizim i plaçkitjes së pronave të ukrainasve nga një tjetër ‘rigrupim'”, shkroi në Twitter këshilltari, Mykhailo Podolyak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat