LIVE: A do ta sulmojë edhe Bjellorusia Ukrainën? Irani del me thirrjen urgjente për shtetasit e tij

Bota

LIVE: A do ta sulmojë edhe Bjellorusia Ukrainën? Irani del me thirrjen urgjente për shtetasit e tij

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 06:30 Përditësuar në ora: 07:18 më 21.10.2022
Pamje nga lufta në Ukrainë

Zelensky: Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka

Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një betejë të madhe për qytetin strategjik industrial port jugor të Khersonit, në një rajon të cilin presidenti rus Vladimir Putin e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe ku ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon të sulmojë hidrocentralin Kakhovka.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje të gjithëve për mobilizim, në mënyrë që, siç u shpreh ai të parandalohet fatkeqësia.

“Sipas informacioneve tona Kakhovka është minuar nga terroristët rusë. Tani e gjithë në botë duhet të veprojnë fuqishëm dhe shpejt për të parandaluar një sulm të ri terrorist rus. Shkatërrimi i digës do të nënkuptonte një katastrofë të shkallës së gjerë”, tha ai.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje Zvicrës që të mos qëndrojë neutrale në konflikt, pas bisedimeve me Presidentin e Zvicrës, i cili vizitoi Kievin, shkruan Sky Neës, transmeton Klankosova.tv.

“Ne diskutuam gjithashtu çështjen e kompensimit për dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga terrori rus. Jam mirënjohës që asetet ruse me vlerë 6.5 miliardë dollarë tashmë janë ngrirë. Kjo punë duhet të vazhdojë. Dhe kjo është diçka në të cilën edhe Zvicra nuk duhet të qëndrojë moralisht neutrale. Mundësitë e Zvicrës për të ndihmuar me dixhitalizimin në Ukrainë dhe restaurimin e sistemeve të telekomunikacionit në territoret e çliruara u diskutuan veçmas dhe në mënyrë thelbësore”, u shpreh tutje ai.

--------------------------------------------------

Luftime dhe evakuime u njoftuan në rajonin e Khersonit ndërsa Moska vazhdoi sulmet me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës kritike.

Presidenti rus shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet Kherson, Luhansk, Donetsk dhe Zaporizhzhia të mërkurën në një përpjekje për të vendosur autoritetin rus në zonat e aneksuara, ndërsa përballet me pengesa në fushën e betejës, një mobilizim problematic trupash, kritika në rritje brenda dhe jashtë vendit dhe sanksione ndërkombëtare.

Statusi i paqartë i territorit të aneksuar në mënyrë të paligjshme ishte veçanërisht i dukshëm në kryeqytetin e rajonit Kherson, ku zyrtarët ushtarakë rusë kanë zëvendësuar udhëheqësit civilë të vendosur nga Kremlini, si pjesë e ligjit ushtarak që hyri në fuqi të enjten për t'u mbrojtur nga një kundërofensivë ukrainase.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat