Scholz pritet të vizitojë Kinën në fillim të nëntorit

Bota

Scholz pritet të vizitojë Kinën në fillim të nëntorit

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 08:33
Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të vizitojë Kinën, i shoqëruar nga një delegacion biznesmenësh, në fillim të nëntorit. Scholz kishte kohë që planifikonte këtë vizitë, të parën në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Takimi do të zhvillohet dy javë para samitit të G20 në Bali të Indonezisë, megjithëse vizita mund të mbahet edhe pas samitit.

Në samit pritet të marrin pjesë edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti amerikan Joe Biden. Ende nuk dihet nëse presidenti rus Vladimir Putin do të marrë pjesë.

Olaf Scholz ka të ngjarë të bëhet lideri i parë i një vendi perëndimor që viziton Kinën që nga shpërthimi i pandemisë së  koronavirusit. Udhëtimi i tij i parë në Azi ishte në Japoni, një vend anëtar i G7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat