SHBA po bllokon pjesëmarrjen e zyrtarëve bërthamor rus në IAEA

Bota

SHBA po bllokon pjesëmarrjen e zyrtarëve bërthamor rus në IAEA

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom pretendon se Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar në mënyrë efektive Rusinë që të marrë pjesë në një konferencë për energjinë bërthamore në Uashington duke i mohuar vizat e hyrjes.

Rosatom dhe mbikëqyrësi i sigurisë industriale i Rusisë, Rostekhnadzor, planifikuan të merrnin pjesë në konferencën ministrore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Uashington më 26 dhe 28 tetor, njoftoi reuters.

Në fakt, duke cituar një deklaratë të korporatës ruse, SHBA ende nuk u ka lëshuar viza të hyrjes personelit rus.

“Ne e konsiderojmë këtë si një shprehje të mungesës së respektit të Shteteve të Bashkuara për IAEA”, tha pala ruse.

Theksojmë se SHBA kishte lejuar muaj më Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov të merrte pjesë në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara në New York.

Ndryshe, SHBA ende nuk ka reaguar ndaj pretendimeve të zyrtarëve rusë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat