Të paktën 120 të vdekur nga dyndja e një turme në Korenë e Jugut

Bota

Të paktën 120 të vdekur nga dyndja e një turme në Korenë e Jugut

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Të paktën 120 vetë humbën jetën dhe rreth 100 u plagosën në një situatë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul për festimet e Hallouinit të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Një numër i madh njerëzish u rrëzuan në një rrugë të ngushtë gjatë festimeve të Hallouinit, tha Choi Sung-beom, kreu i Stacionit të Zjarrfikësve në Yongsan.

Numri i viktimave mund të rritet pasi përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë ende.

"Zona është ende në kaos kështu që ende po përpiqemi të kuptojmë se sa ishte numri i saktë i personave të plagosur," tha Moon Hyun-joo, një zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Mes atyre që u dërguan në spitale pati edhe të huaj.

Presidenti Yon Suk-yeol kryesoi një takim urgjent me zyrtarë të lartë dhe urdhëroi ekipet mjekësore të urgjencës të shkojnë në atë zonë, tha zyra e tij.

Autoritetet thanë se po hetonin shkakun e saktë të incidentit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat