Zelensky: Rusia ka dëmtuar rreth 40% të infrastrukturës energjetike në Ukrainë

Bota

Zelensky: Rusia ka dëmtuar rreth 40% të infrastrukturës energjetike në Ukrainë

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:56
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelensky u takua sot me Kadri Simson, komisionere e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë, ku diskutuan se si Ukraina u detyrua të ndalonte eksportin e energjisë elektrike në

Evropë, një praktikë që vendi filloi ta aplikojë për shkak të goditjeve të raketave dhe dronëve kamikazë nga Rusia.

“Jam i sigurt se do të rivendosim gjithçka dhe në një kohë më të qetë, kur situata në sistemin tonë energjetik do të stabilizohet, ne do të vazhdojmë të eksportojmë energji elektrike në Evropë ”, tha Zelensky.

Zelensky i tha komisioneres se forcat ruse kanë “dëmtuar seriozisht” rreth 40% të infrastrukturës energjetike të Ukrainës , veçanërisht termocentralet dhe hidrocentralet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat