Xi Jinping paralajmëron aleatin e tij Putinin që të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Bota

Xi Jinping paralajmëron aleatin e tij Putinin që të mos përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 09:16
Foto nga takimi

Xi Jinping i ka lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Putinit që të mos përdorë armët bërthamore në Ukrainë. Ky mund të jetë qëndrimi më kritik që Kina ka mbajtur deri më tani ndaj Kremlinit.

Xi i kërkoi gjithashtu kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili po vizitonte Pekinin, të nxiste bisedimet e paqes, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet “të krijojë kushte për rifillimin e negociatave (dhe) të kundërshtojë përdorimin ose kërcënimin e armëve bërthamore .

Scholz, lideri i parë perëndimor që viziton Pekinin që kur Xi-t iu dha mandati i tij i tretë si udhëheqës, i kërkoi Xi-t të ushtrojë presion mbi Putinin për t’i dhënë fund sulmeve që kanë vrarë civilë dhe kanë shkatërruar qytete.

“Presidenti Xi dhe unë jemi dakord: kërcënimet bërthamore janë të papërgjegjshme dhe nxitëse”, tha Scholz pas takimit.

“Duke përdorur armë bërthamore, Rusia do të kalonte një vijë që komuniteti i shteteve e ka tërhequr i bashkuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat