Numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Tanzani shkon në 19

Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Tanzani shkon në 19

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 17:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan pasagjerësh nga Tanzania u rrëzua në liqenin Viktoria derisa tentoi të zbarkonte në qytetin buzë liqenit Bukoba, duke lënë të vdekur 19 persona.

Siç u raportua edhe më herë 26 nga 43 personat në bordin e fluturimit Precision Air u shpëtuan fillimisht dhe u dërguan në spital.

Dy pilotët i mbijetuan përplasjes dhe arritën të flasin me zyrtarët lokalë nga kabina, por kryeministri thotë se ata mund të kenë vdekur që atëherë.

Punonjësit e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë po përpiqen të shpëtojnë të tjerët ende të bllokuar.

Abdul Nuri ishte në aeroport duke pritur fluturimin e kthimit për në qytetin më të madh të Tanzanisë, Dar es Salaam, kur pa avionin të zhytej në ujë.

“Ne ishim vërtet të tronditur. Njerëzit u kapën nga paniku dhe disa filluan të qanin dhe të bërtisnin”, tha ai për BBC.

“Në portën e mbërritjeve njerëzit gjithashtu u kapën nga paniku – shumica prej tyre prisnin të mirëpritnin të afërmit e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat