​Liderët evropianë theksojnë rolin e energjisë së pastër në rritjen e ekonomisë

Bota

​Liderët evropianë theksojnë rolin e energjisë së pastër në rritjen e ekonomisë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Udhëheqësit evropianë që marrin pjesë në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP27) në Egjipt nënvizuan rëndësinë e hidrogjenit të gjelbër dhe energjisë së pastër në rritjen e ekonomive të vendeve në mbarë botën.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët mbi investimet në të ardhmen e energjisë, kancelari gjerman Olaf Scholz theksoi nevojën për të kaluar te hidrogjeni i gjelbër për të rritur ekonomitë e vendeve.

"Nuk duhet të ketë një rilindje botërore të lëndëve djegëse fosile," tha Scholz, duke shtuar se "për Gjermaninë, mund të them: nuk do të ketë një të tillë."

Duke folur në të njëjtën ngjarje, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje vendeve të pasura të investojnë miliarda në infrastrukturën e vendeve afrikane dhe të tjera, në mënyrë që të gjejnë alternativa për energjinë.

Egjipti aktualisht po pret COP27, me më shumë se 100 liderë dhe krerë shtetesh që marrin pjesë në ngjarjen globale për të diskutuar mënyrat për të pakësuar ndikimet negative të ndryshimit klimatik dhe për t'iu përshtatur pasojave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat