Zelensky: Ashtu si në Kherson edhe në Krime forcat tona do të priten me flamujt e Ukrainës

Bota

Zelensky: Ashtu si në Kherson edhe në Krime forcat tona do të priten me flamujt e Ukrainës

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:31
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sikurse në Kherson forcat ukrainase do të priten me flamuj të Ukrainës, gjatë adresimit të tij të rregullt.

“Ne me siguri do të shohim se  si forcat tona në Krime do të priten me flamuj ukrainas, të cilët po i mbajnë atje, dhe do të ketë qindra të tillë në rrugë në ditën e çlirimit”, u shpreh Zelensky.

Sipas tij, në rajonin Kherson, Forcat e Armatosura të Ukrainës morën nën kontroll 60 vendbanime.

Komentet për sa i përket Krimesë erdhën pasi të premten Rusia tërhoqi forcat nga Khersoni, dhe kështu para mbërritjes së trupave ukrainase, banorët në qytet mbushën qytetin me flamuj verdhë e blu.

Video të shumta qarkulluan në rrjetet sociale ku tregonin festën e banorëve të Khersonit të çliruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat