LIVE: Bota në alarm pas raketave ruse, deklarohet edhe NATO - këto janë dyshimet e para!

Bota

LIVE: Bota në alarm pas raketave ruse, deklarohet edhe NATO - këto janë dyshimet e para!

Nga: BOTA SOT Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 06:43 Përditësuar në ora: 22:13 më 15.11.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reagon për herë të parë Rusia pas raportimeve për sulme në Poloni

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.

Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Zelensky: Ne kemi paralajmëruar se veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.

Ai tha se e ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk janë të kufizuara në Ukrainë”, shkruan Skynews.

Zelensky vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë.

Shtet ky që ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një "situate krize".

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Gjatë sulmit me raketa ruse të 15 nëntorit, të paktën një person është vrarë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera pritet të godasin vendin.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër këto sulme.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson - një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Zhvillime dramatike/ Rusia sulmon Evropën, dy raketa ruse godasin Poloninë- vdesin dy persona

Dy raketa ruse goditën fshatin polak Przewodów. Lajmi bëhet i ditur nga radio stacioni lokal Radio Zet. Për rrjedhojë, dy persona humbën jetën. Fshati kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.

Me sa duket raketat janë predha endacake. Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki mblodhi Këshillin e Ministrave për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen për një takim urgjent, tha një zëdhënës në Twitter. Një konfirmim zyrtar i ngjarjes është ende në pritje.

Selenski konfirmon këmbënguljen

Pas sulmeve masive me raketa ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky (44) riafirmoi vullnetin e vendit të tij për të këmbëngulur. Armiku nuk do ta arrijë qëllimin e tyre, tha Selenski në një video-mesazh të martën. Gjithçka do të riparohet dhe do të rikthehet furnizimi me energji elektrike, siguroi kreu i shtetit. Në të njëjtën kohë ai lavdëroi ukrainasit me një grusht të shtrënguar: "Ju jeni djem të mrekullueshëm!" Sipas ushtrisë së Kievit, sulmi rus i së martës përfshinte rreth 100 raketa dhe raketa lundrimi.

​SHBA dënon sulmet ruse

SHBA-ja dënoi ashpër sulmet me raketa të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ukraina pretendon se më shumë se mbi 80 raketa u hodhën në qytetet kryesore sot, duke përfshirë Kievin, Kharkivin dhe Lviv.

Një person u vra në kryeqytetin ukrainas kur raketat goditën një ndërtesë banimi.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, komentoi sulmet.

“Ne nuk kemi harruar se ndërsa liderët botërorë po takohen në G20 në Bali për të diskutuar çështje me rëndësi të madhe për jetën e njerëzve në mbarë botën, Rusia edhe një herë po kërcënon ato jetë dhe po shkatërron infrastrukturën e Ukrainës”, tha ai.

“Këto sulme ruse vetëm sa do të thellojnë shqetësimet midis G-20 për ndikimin destabilizues të luftës së Putin-it”, shtoi ai.

“Mendimet tona janë me popullin e guximshëm ukrainas, i cili vazhdon të tregojë qëndrueshmëri dhe guxim në mbrojtjen e sovranitetit dhe demokracisë së vet”, përfundoi ai.

​Moldavia në terr pas sulmeve ruse në Ukrainë

Moldavia raportoi sot një "errësirë territori" pasi sulmet ushtarake ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës rrëzuan një linjë kryesore të transmetimit që e furnizon atë me energji elektrike, tha ministri i Infrastrukturës Andrei Spinu.

“Pas bombardimeve ruse të sistemit energjetik të Ukrainës që ndodhi në orën e fundit, një nga linjat e transmetimit që furnizon vendin tonë me energji elektrike është shkëputur”, tha Spinu.

Ai tha se kjo kishte çuar në ndërprerje të mëdha të energjisë në të gjithë vendin.

Duke shtuar se linjat e transmetimit "nuk u dëmtuan, por u shkëputën automatikisht për arsye sigurie" dhe se furnizuesi, Moldelektrica, po punonte për riparime.

​Zelensky: Rusia kreu 85 sulme raketore në të gjithë Ukrainën

Rusia të martën kreu 85 sulme raketore në të gjithë Ukrainën, kryesisht duke synuar infrastrukturën energjetike të vendit, sipas presidentit Volodomyr Zelensky.

Sistemi energjetik i vendit të goditur nga lufta u godit rëndë nga sulmet me raketa, theksoi Zelensky në Telegram, duke shtuar: "85 sulme raketore u kryen në të gjithë Ukrainën, kryesisht të synuara në infrastrukturën energjetike".

Ai nënvizoi se mund të vijnë edhe 20 sulme të tjera me raketa, duke i kërkuar publikut të qëndrojë në strehimore.

Rusia nuk do ta arrijë qëllimin e saj përmes këtyre sulmeve, theksoi ai.

Zyrtarët ukrainas raportuan shpërthime në disa qytete, duke përfshirë Rivne, Lviv, Vinnytsia dhe Kovel.

Pjesë të Rivne, qendra administrative e rajonit perëndimor të Rivne, mbetën pa energji elektrike pas shpërthimeve në një vendndodhje kritike të infrastrukturës, tha kryebashkiaku Alexander Tretyak në Telegram.

Zyrtarët rusë, nga ana e tyre, raportuan se dy persona u vranë dhe tre u plagosën në një sulm me raketa nga Ukraina në rajonin kufitar të Belgorod, Rusi./AA

Pamje nga shpërthimi i raketave ruse në Kiev

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, ka postuar një video që thuhet se tregon një ndërtesë apartamentesh në flakë pasi u raportuan shpërthime në Kiev.

Rusët pas fjalimit të presidnetit ukrainas Zelensky, kanë sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Kiveit, Vitali Klitschko.

​Gjermania riparon armët e dëmtuara në Ukrainë

Armët gjermane të dëmtuara në luftën në Ukrainë do të riparohen në të ardhmen në Sllovaki, njoftoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

"Ne arritëm një marrëveshje dhe mund të fillojmë menjëherë," u tha ministrja gazetarëve në margjinat e takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që gjithçka që është dorëzuar duhet të mirëmbahet dhe të ripërdoret edhe pas betejës.

Në veçanti, bëhet fjalë për obus-tanke 2000 dhe raketahedhës, shpjegoi Lambrecht.

Gjermania dhe Holanda i dorëzuan Ukrainës obusët Panzer si ndihmë ushtarake në luftën kundër Rusisë.

Klitschko: Ndërtesa banimi janë goditur në lagjen Pechersk nga sulmet ruse

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko shkroi në Telegram se dy ndërtesa banimi janë goditur në lagjen Pechersk të Kievit, një zonë banimi në veri të administratës presidenciale, përcjell Bota sot.

“Disa raketa u rrëzuan nga mbrojtja ajrore mbi Kiev. Mjekët dhe shpëtimtarët janë në vendin e goditjes”, shtoi Klitschko.

Kiivianët raportuan se kishin dëgjuar motorë zjarrfikës që nxitonin në vendngjarje në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat