OKB publikon raportin: Dhomat e tmerrit, rusët i vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale

Bota

OKB publikon raportin: Dhomat e tmerrit, rusët i vendosnin ukrainasve shufra elektrike në organet gjenitale

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut (OHCHR) tha sot nëpërmjet një raporti se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit gati nëntë mujor me teknika çnjerëzore, duke përfshirë këtu torturën me korrent në organet gjenitale.

Sipas raportit, autoritetet në Kherson kanë zbuluar një ” dhomë torture ” , ku dhjetëra burra u çuan për t’u rrahur dhe madje iu nënshtruan goditjeve elektrike në organet gjenitale.

Disa prej tyre humbën jetën nga torturat, shkruan Reuters. Dhoma e tmerrit në Kherson funksiononte si një qendër paraburgimi për të rinjtë, por në mes të marsit rusët e kthyen vendin në një burg për burrat që refuzuan të bashkëpunonin me regjimin e Kremlinit.

“Përgjegjësit e qendrës nuk e zbuluan asnjëherë fytyrën, ata visheshin me të zeza”, kanë thënë dëshmitarët okulare.

Një dëshmitar tjetër thotë se një i moshuar u torturua brutalisht sepse djali i tij shërbente në ushtrinë ukrainase .

Ndërkohë detajet nga përshkrimi i Zhenya Dremo, një ekspert kompjuteri, janë gjithashtu rrëqethëse.

“ Ata vendosnin një shufër elektrike në testikuj dhe penisin e të burgosurve ”, tregon burri teksa flet për 23 qeli që sipas të cilit janë torturuar 180 të burgosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat