IAEA thirrje Rusisë: Ndaloni të gjitha veprimet në objektet bërthamore në Ukrainë

Bota

IAEA thirrje Rusisë: Ndaloni të gjitha veprimet në objektet bërthamore në Ukrainë

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka miratuar sonte një rezolutë të tretë, përmes së cilës i bën thirrje Rusisë të “ndërprejë menjëherë të gjitha veprimet” në objektet bërthamore në Ukrainë.

24 vende votuan pro rezolutës, dy kundër, shtatë abstenuan, ndërsa dy vende munguan nga votimi i rezolutës.

Frika e shpërthimeve është rritur për vendet bërthamore të Ukrainës që kur Rusia shpalli luftën në Ukrainë më 14 shkurt, shkruan Sky News.

Gjatë kësaj kohe kanë ndodhur sulme me raketa pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, me Rusinë dhe Ukrainën që fajësojnë njëra-tjetrën.

Zaporizhzhia ndodhet nën kontrollin e Moskës për disa muaj, megjithëse vazhdon të drejtohet nga punonjës ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat